Analisti i njohur, Artan Fuga ka reaguar për seancën e fundit të Parlamentit, të cilën ai e ka cilësuar si “Kuvendi i turpit”

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga thekson se Parlamenti në ikje, sipas tij ishte një turp që prodhoi ligje të këqia, antidemokratike dhe idiote.

Me tone te forta kritike, Artan Fuga ka sulmuar dhe deputetët e opozitës, të cilët i ka quajtur si “kooperativistë” e të pa shkollë që sipas tij u bënë vegla anti-kultutës dhe mizerjes, anti-intelektualë.

“Sot ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!

Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i Eduktimit, Medias Arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore çerdhesh që u marrin të keqen infermiereve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxori me turp në breg të kënetës!  Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!”, thekson Fuga.

fax