Ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen për rrëzimin e qeverisë, pasi siç tha ai, ky është një mision i madh për të shpëtuar Shqipërinë.

Berisha nuk kurseu sulmet e ashpra ndaj ndërkombëtarëve, duke i quajtur si albanofobë që kanë për qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar.

Shqipëria ka nevojë për dashurinë tonë ndoshta më shumë se kurrë. Se në mënyrë të heshtur po e shpërbëjnë, pa e kuptuar. Ne do fitojmë vetëm kur të shndërrohemi si një lëvizje e vërtetë e të gjithë shqiptarëve që e duan këtë vend.

Kur të bindim gjithë shqiptarët se albanofobët e huaj dhe vendas, s’kanë qëllim tjetër veç shpërbërjes së kombit tonë. Kemi një qeveri që duhet ta përmbysim sa më parë dhe sa më shpejt. Ndaj ju ftoj të vazhdojmë këtë mision të madh”, deklaroi Berisha gjatë takimit me demokratët në Kukës, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.