Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluskat e këmbës.

Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Ju mund t’i trajtoni ato me metoda natyrale të thjeshta dhe që nuk ju rëndojnë xhepin.

Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta. Ai lehtëson çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Ai ka gjithashtu aftësi hidratuese.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës parandalon inflamacionin e lëkurës. Merrni një tampon pambuku dhe njomeni me uthull molle , vendoseni butësisht rreth zonës së flluskës dhe mbajeni për disa minuta.

Pasta e dhëmbëve (kolinozi): Mund ta keni përdorur në fytyrë, për larjen e shumë objekteve, por ky produkt ka efekt shumë pozitiv në qoftë se keni probleme me flluskat.

Vazelina: Në qoftë se doni të eleminoni sa më shpejt të jetë e mundur flluskat e fryra pas këmbëve futini në ujë të ngrohtë dhe pas fshirjes lyejini me vazelinë.

fax