Kristen Stewart nuk i intereson nëse fiton një Oscar, çmimin kaq të lakmuar, për rolin e saj si Princesha Diana në “Spencer”. Mënyra si Kristen ka portretizuar princeshën e ndjerë është vlerësuar shumë nga kritikët, megjithëse ajo është në rregull edhe nëse nuk e merr çmimin.

“Nuk më intereson,” tha aktorja në podkastin Awards Circuit për Variety. Oscars janë një gjë kaq qesharake. Ka kaq shumë filma dhe shfaqje të jashtëzakonshme që mezi shihen.”

“Unë vërtet e vlerësoj që diçka në të cilën jam përfshirë ka ndezur një bisedë kaq të madhe,” shtoi ajo. “Ne nuk bëjmë filma për të mos u lidhur me njëri-tjetrin.”

Drama me regji nga Pablo Larraín ndjek Lady Diana-n në vitin 1991 gjatë festës së Krishtlindjeve në Sandringham së bashku me Princin Charles dhe fëmijët e tyre – princat William dhe Harry – plus Mbretëreshën Elizabeth dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Thuhet se mund të fitojë Oscar, por aktores nuk i intereson dhe mendon

Ish-truproja e Diana-s, Ken Wharfe, kohët e fundit foli për portretizimin e Stewart të “Princeshës së Popullit” dhe madje vlerësoi performancën e saj.

“Nga të gjithë njerëzit që kanë luajtur Diana-n gjatë 10 viteve të fundit, ajo është më e afërta me të”, tha ai për People për aktrimin e Stewart. “Ajo arriti të përsosë sjelljet e saj.”