Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, që çoi në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të ndodhura në territorin e qarkut Durrës. Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, që ndihmuan në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe aksioneve në terren, u arrestua Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur më parë në kërkim nga Policia e Tiranës për veprën penale “Mashtrimi”, si dhe i dyshuar për disa raste të tjera vjedhjesh.

Sipas Policisë së Durrësit, Muka dyshohet si autor i vjedhjeve në banesa, automjete, monopatina elektrike, portofola dhe sende të tjera me vlerë, të kryera në zona të ndryshme të qytetit.

Operacioni “Again” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të hetimeve për ngjarje të mëparshme të pazbardhura dhe angazhimit për kapjen e personave në kërkim për vepra penale kundër pasurisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia falënderon qytetarët për informacionet e dhëna dhe nxit bashkëpunimin e mëtejshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasit Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, vjedhje në banesa, në automjete, monopatina elektrike, portofola e raste të tjera të ndryshme.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, dhe i dyshuar si autor për disa vjedhje të ndodhura më parë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.