Thyhet dera e KZAZ në Kavajë. Në shkollën 26 Marsi, në lagjen nr 3, ku ka qenë dhe vendndodhja e kësaj KZAZ-je, është thyer dera nga persona të paidentifikuar.
Nga burimet mësohet se, ata janë futur në brendësi të godinës dhe janë larguar menjëherë pasi janë vënë re nga kalimtarë të rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje, po ende nuk dihen shkaqet.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën “26 Marsi”, shkollë aktualisht jashtë funksionit.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.