Blinken: Në vazhdën sulmeve iraniane SHBA ka ndihmuar në përmirësimin e pajisjeve.E falenderoj kryeministrin, për bujarinë e jashtëzakonshme për pritjen e afganëve. Takova më herët disa prej tyre, janë në process të vizave, do vijnë në SHBA. Janë persona që janë përballur me vështirësi. Ajo që pash sot ishte jo vetëm mirënjohje për mikpritjen, por edhe mënyra si janë mikpritur. Është e vështirë të përshkuash sa shumë nënkupton kjo. Ata do vendosen në SHBA.

Kemi diskutuar si t’i bëjmë institucionet më llogaridhënëse.Po shohim rezultate për reformën në drejtësi. Anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Do vijojmë të mbështesim Shqipërinë. Demokracitë tona, po përballen me dezinformacion. Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për këtë. Ka një luftë informatike. Është me rëndësi të kemi mjetet e nevojshme.