Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.
Të mërkurën, Vuçiç shkroi në rrjetin social “X” duke dënuar atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.
Poshtë atij postimi u shfaqën mesazhe se ai do të ishte objektivi i radhës.
Zyrtarët serbë dënuan kërcënimet e drejtuara ndaj Vuçiç në rrjetet sociale dhe u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë
