BB VIP – “Vëllai i Madh” u ka kërkuar banorëve që të tregojnë nga një sekret dhe më pas ata kanë për të gjetur se kujt u përket. VIP-at kanë të drejtë që t’i bëjnë pyetje njëri-tjetrit për të kuptuar se cili nga sekretet u përket atyre.
Teksa Beniada po lahej në vaskë, i ka shkuar pranë Egzona dhe kanë nisur që të komentojnë pikërisht këto sekrete. E gjatë kësaj bisede, dy vajzat nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën, pasi modelja e njohur bënte komente pikante.
Biseda mes Beniadës dhe Egzonës:
Beniada: Ra Beniada nga pema
Egzona: Jo pema, deve
Beniada: Ça është deve?
Egzona: Ajo kafsha e madhe, që e ka shpinën kështu
Beniada: Di unë me thënë deve. Po ku dinë si e ka emrin ajo. Unë thashë ka rënë nga pema. Pastaj ti tha nga frika, unë kuptova në Afrikë. Na hyp kurioziteti tani, ku e ka pas pircingun ky tarallaku-a, kanë pasur fatin që ta shohin vetëm disa njerëz, ça do me thënë?