
Konflikti mes Tifozave Kuq e Zi dhe FSHF-së për mungesën e biletave për sektorin ultras ka bërë që tifozët e organizuar të Kombëtares dhe “Illyrian Elite” të shajnë në kor kreun e FSHF-së Armand Duka dhe pas vetëm tre minutave nga nisja e ndeshjes kundër Andorrës të braktisnin stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Para këtij momenti TKZ protestuan në dyert e FSHF-së dhe revoltën e sollën në stadium me të shara kundër Dukës, ndërsa më pas braktisën ndeshjen dhe stadiumi heshti.
TKZ akuzoi FSHF-në se i hoqi të drejtën e biletave të dedikuara në sektorin e tyre, aty ku për 21 vite kanë mbështetur ekipin në çdo cep të botës ku Kombëtarja ka luajtur. Paçka numrit jo shumë të madh sot në stadium, tifozët janë aty për ngjyrat kuqezi dhe si rrallëherë gjen vende bosh në “Arenën Kombëtare” kur luan Kombëtarja
