Shqetësime për rojet e sigurisë së Wembley-t, përpara asaj që është ndeshja më e madhe e Tre Luanëve që prej finales së Kupës së Botës 1966.

Tifozët e Anglisë të dëshpëruar për të parë skuadrën e tyre në finalen e Euro 2020 kundër Italisë kanë thyer një kordon sigurie rreth Wembley dhe janë përpjekur të futen në stadium.

Raportimet nga vendngjarja thone që tifozë të shumtë kanë arritur të thyejnë kordonët e sigurisë në një përpjekje për të hyre në stadium, edhe pse nuk dihet akoma numri i tyre.

Ndeshja e së dielës përfaqëson ndeshjen më të madhe të Anglisë që prej finales së Kupës së Botës 1966 – gjithashtu në Wembley – pasi është finala e parë e madhe që Tre Luanët kanë luajtur që nga ajo kohë.

Gazetari i Telegrafit Sam Wallace postoi një video në Twitter për incidentet, duke shtuar: “Atmosferë e madhe në Wembley. Kjo është afër hyrjes kryesore të Club Wembley disa minuta më parë, ku dukej sikur një grup tifozësh depërtuan në kordonin e sigurisë. Rojet e sigurise aktualisht ndjekin njerëzit përreth. 

Sapo pashë një tjetër tifoz që hidhej poshtë një muri 20 metra te larte në përpjekje për të hyrë në kordonin e brendshëm afër hyrjes së medias. Ai u thotë stjuardëve që e shoqërojnë se ia kishin vjedhur biletën.”

fax