Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit.
Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Mançini ashtu dhe Gynesh, nuk kanë preferuar të bëjnë surpriza, duke hedhur në fushë titullarët që ishin projektuar edhe më herët.