Erion Murataj PSD

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që shumë klube dhe federata të solidarizohen kundër masakrave që po ndodhin. Megjithatë ka dhe nga ata që janë dakord me nismën e Vladimir Putinit.

Në ndeshjen mes Cverna Zvezdës dhe Vozdovacit, ku miqtë fituan me rezultatin 0-3, nuk bëri bujë rezultati i sfidës. Në një pjesë të lojës dëgjohen tifozët e Cverna Zvezdës duke thirrur në kor për luftën në Ukrainë.

“Rusia, Rusia, Rusia”, ishte thirrja e tifozëve, që duket qartë që mbajnë anën e Vladimir Putinit. Ky nuk ishte i vetmi rast pasi në ndeshjen e fituar ndaj Partizanit të Beogradit, ata shpalosën një koreografi me varre me ngjyrat e Ukrainës.

(BalkanWeb)