Popullariteti i TikTok u rrit dhe më shumë pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump u mundua ta dënonte atë në Amerikë përmes një urdhëri ekzekutiv që do të ndalonte shkarkimin e TikTok në këtë vend. Administrata e Trump pretendonte se ky aplikacion përbënte një rrezik në shkallë kombëtare pasi i siguronte shtetit kinez akses në informacionet e qytetarëve amerikanë.

Mirëpo me emërimin e Biden si president i Amerikës gjërat ndryshuan. Ai tërhoqi menjëherë urdhërin ekzekutiv të Trump, jo vetëm për TikTok por edhe për disa kompani të tjera.

Aplikacionet që janë nën pronësinë e Facebook kanë qenë në krye të listës që kur kjo analizë filloi në 2018 dhe vazhdojnë akoma të dominojnë këtë listë me aplikacionet si Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Facebook Mesenger.

Javën e kaluar TikTok tregoi se ka nisur testimin e TikTok Stories, të cilat janë shumë të ngjashme me stories që janë përdorur prej shumë kohësh në platforma si Snapchat, Instagram dhe Facebook.