Përdoruesit nga mosha 13 deri në 15 vjeç nuk do të marrin njoftime pas orës 21:00, ndërsa për 16-17 vjeçarët orari shtyhet deri në 22:00. Kjo gjë do t’i ndihmojë të fokusohen në studime, të relaksohen dhe të flenë, siç thotë vetë aplikacioni.

“Ne dëshirojmë të ndihmojmë përdoruesit tanë të rinj në krijimin e zakoneve dixhitale pozitive.” u shpreh TikTok.

Platforma po ndryshon dhe default settings për 16-17 vjeçarët, të cilët duhet të zgjedhin opsionin për të marrë mesazhe në direct. Tashmë për këto mosha, direct messaging do të vendoset në “no-one” normalisht, dhe ata duhet ta aktivizojnë në settings për ta përdorur.

Gjithashtu TikTok tregon se para se të publikojnë videon e tyre të parë, përdoruesit nën-16 vjeç do të pyeten që të zgjedhin se kush dëshirojnë që t’i shohë videot e tyre: followers, vetëm miqtë apo askush tjetër.

Drejtuesi i National Society for the Prevention of Cruelty to Children i mirëpriti këto masa të reja duke thënë se TikTok po tregon lidership në industri duke ulur shanset e abuzimit në platformë.

Apple ka marrë gjithashtu disa masa për të parandaluar abuzimin e fëmijëve.