Tinder do të sjellë një update të madh gjatë kësaj jave të fokusuar drejt ofrimit të më tepër mënyrave për t’u vënë në kontakt me njerëzit.
Aplikacioni do të sjellë Explore Tab, të ngjashëm me Instagram, i cili do t’i lejojë përdoruesit të gjenë mënyra të ndryshme për të komunikuar me persona që ju pëlqeni.
Në këtë kategori do të gjeni aktivitete si Swipe Night, një video-lojë nga Tinder dhe një shërbim të ri të quajtur Hot Takes. Në këtë kategori, e cila do të funksionojë nga ora 6 e pasdites deri në mesnatë, “daters” do t’i përgjigjen pyetjeve si “Cili nga këto është më me pretendime?” dhe më pas do të kalojnë menjëherë në një chat i cili do të zhduket nëse asnjë person nuk përgjigjet brenda 30 sekondave. Pjesëmarrësit mund të pëlqejnë njëri-tjetrin dhe të bëjnë match nga kjo pamje.
Kjo është hera e parë që personat do të kenë mundësinë të komunikojnë para se të bëjnë match.
Përdoruesit do të kenë mundësinë të shikojnë për “përputhje” të mundshme me personat që ndajnë të njejtat pasione ose tags që vendosin në profile. Pra, ata mund të zgjedhin të kërkojnë vetëm për njerëz të cilët konsiderohen “thrill seekers”, me shumë mundësi për shkak se ata kanë listuar ngjitje në shkëmbinj ose thjesht hiking ne tags. CEO Jim Lanzone thotë se ideja është që aplikacioni t’i japë më tepër kontroll njerëzve.
geek room