Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave.
Kështu pas deklaratave paralajmëruese për mbajtjen e tubimeve, Berisha do të mbledhë sot Kryesinë e PD.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se mbledhja do të nisë në orën 19:00 në selinë blu.
Kujtojmë se Berisha tha para pak ditësh në konferencë se Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në kryeqytet
“Do njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në kryeqytet. Nuk ka shqiptar që të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Shqiptarët nuk do t’ia falin kurrë Edi Ramës. Nuk do të pranojnë kurrë një kryeministër të tillë.”, tha ai.
(BalkanWeb)