FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, që janë marrë sot. Besës i është mbyllur stadiumi për dy ndeshje dhe është dënuar me gjobë. Po ashtu është dhe gjobitur dhe Elbasani, pas incidenteve të fundit në sfidën me Dinamon. Ka dhe një vendim në favor të Dinamos kundër Tiranës.

Vendimet e Disiplinës

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke krijuar incidente në stadium, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  2. Besa FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 17/1, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.
  3. Pranimin e kërkesës së kërkuesit FC Dinamo City sh.a. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  5. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Santiago Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  6. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Adolf Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  7. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Tomori, Iken Droboniku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vila-L MFC, Rigers Mersini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Kastriotet MFC, Erind Lleshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Mallakastra, Ledjan Kapllanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti, Santi Culli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit, Glen Maci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.