Një nga gjërat më stresuese në Tiranë për të gjithë qytetarët është trafiku i rënduar i cili disa personave mund ti marrë dhe jetën. Fatkeqësisht nuk janë aspak të rralla rastet kur autoambulanca apo zjarrëfiksja bllokohet në trafikun kilometrik të krijuar në rrugët e kryeqytetit.
Në fotot e siguruara nga LSA shihet qartë autoambulanca e cila megjithëse me sirena të ndezura drejtuesi i saj e ka pasur të pamundur të çante vargun e automjeteve në radhë për të dërguar të sëmurin drejt spitalit.
Këto pamje janë shkrepur në Unazën e Re në sheshin Shqiponja aty ku për shkak të punimeve trafiku është kthyer një problem tepër i madh për të gjithë drejtuesit.
Ora news