Polica e Tiranës, ka arrestuar djalin e Nehat Kullës, Robert Kulla. 43-vjecari mësohet se është arrestuar për dhunë në familje.

Robert Kulla akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Nehat Kulla njihet si kreu i bandës famëkeqe në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Robert Kulla, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.”, thuhet në njoftimin e policise.

/abcnews.al/