Një 57-vjeçar me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
Policia thotë se i lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
