Ditën e sotme një automjet i parkuar, në pronësi të shtetases A.B, është përfshirë nga flakët. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”. Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të

shtetases A. B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…