Pas sanitares Tire Alldervishi janë arrestuar sot edhe tre infermierë dhe një sanitare e  spitalit Covid 2.

Prokuroria bën me dije se persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

‘Keta persona ne bashkepunim me njera-tjetren, ne kete situate pandemie, ne vend te solidaritetit dhe mbi te gjitha perkushtimit per detyren qe duhej te demonstronin, e trajtonin detyren si nje privilegj nga i cili duhej te perfitonin cdo dite dhe gjithnje e me teper”

 Me Urdher te Prokurorit, nga Policia gjyqsore u krye ndalimi i shtetaseve:

Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal

Oranews