
Një avion i vogël “Cessna 310R” u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Boca Raton në Florida , sipas autoriteteve lokale.
Në bordin e avionit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën. Raportet tregojnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin dhe po rrotullohej për disa minuta para rrëzimit.
Shefi i Zjarrfikësve Michael LaSalle tha se avioni pësoi një problem mekanik.
Administrata Federale e Aviacionit tha se avioni u rrëzua në orën 10:20 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa destinacioni i tij avionit mësohet se ishte Aeroporti Ndërkombëtar Tallahassee.
