Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.
Sipas informacioneve të siguruara, Shllaku ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe vendin e tij pritet ta zë Aldo Gjoka.
Dorëheqja e Shllakut vjen në të njëjtën ditë, kur bashkë me kolegët Maranaj Marku, Julian Kraja dhe farmacistin Erion Metushi, promovuan librin e tyre “Përmbledhje e protokolleve të përdorimit të barnave”. Shllaku pritet që pas dorëheqjes të emërohet në një pozicion tjetër në shëndetësi.
Vlen të përmendet, se në qytetin e Shkodrës kohët e fundit ka pasur disa lëvizje dhe dorëheqje drejtorësh dhe kjo e Shllakut ishte e radhës.
fax web