Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në afërsi të urës së Institutit në Tiranë.
Një 55 vjeçar amerikan, i identifikuar si James Wertz ka mbytur me litar gruan Indah Lilis Sartika Saragi, dy qentë që kishin në shtëpi dhe më pas ka varur edhe veten.
55 vjeçari nga SHBA punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al