GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës.

I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Akuzat e SPAK për Goron
Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës, e cila përfundoi në pronësi të Arqile Bollanos, i komanduar dikur në krye të Bashkisë Himarë.

Pjesë e të njëjtës çështje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës pranë Bashkisë Himarë. Për të, SPAK kërkoi një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, që reduktohet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimet për këtë rast nisën pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë, duke e kaluar në mënyrë të paligjshme në pronësi të Arqile Bollanos.

Kjo nuk është çështja e vetme penale ndaj Jorgo Goros. Që prej marsit 2024, ai ndodhet në burg, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, ka falsifikuar dokumente për të kaluar sipërfaqe të konsiderueshme të tokës shtetërore në pronësi të privatëve. Sipas SPAK, këto prona përfunduan në zotërim të një shoqërie të lidhur me Artan Gaçin, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka përfituar më pas statusin e investitorit strategjik.

2 vite burg për tjetërsimin e pronës në Gjilekë
Ndërkohë, Apeli i Posaçëm la në fuqi në 21 korrik 2025 vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, duke e dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg.

Goro u dënua për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste dhe mosdeklarim pasurie. Po ashtu, Apeli vendosi konfiskimin e apartamentit rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Shkalla e parë më herët, vendosi t’ia kthente apartamentin firmës, ndërsa SPAK pretendonte se ishte pronë e fshehur e ish-kryebashkiakut, por biznesmeni Sula ka pretenduar se apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim.

Hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, person në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin, bashkëshorten e Olta Xhaçkës. Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, për të cilën GJKKO ka vendosur që të konfiskohet për llogari të shtetit.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 127, të
vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro dhe Vasillaq Strakosha, të akuzuar
për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, më shumë se një
herë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin nr. 53,
datë 30.07.2025 vendosi:
I
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jorgo Goro, për kryerjen e veprës penale
“Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga
nenet 248 e 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2
(dy ) vite burgim.
 Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3,
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Jorgo Goro me 1 (një) vit e 4 (katër)
muaj burgim.
 Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione
publike për të pandehurin Jorgo Goro për 5 (pesë) vjet.
 Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të
drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e
dënimit për të pandehurin Jorgo Goro do të kryhet në një nga institucionet për të
dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
II
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Vasillaq Strakosha, për kryerjen e veprës
penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, më shumë se një herë,
parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite
dënimin e tij me 1 (një ) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
 Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3,
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vasillaq Strakosha me 1 (një) vit
burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
 Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim
dhe vënien në provë të pandehurin Vasillaq Strakosha për një periudhë prej 2 (dy)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
 Urdhërohet i pandehuri Vasillaq Strakosha të mbajë kontakte me Shërbimin e
Provës pranë vendbanimit të tij.
 Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione
publike për të pandehurin Vasillaq Strakosha për 5 (pesë) vjet.
 Në lidhje me provat materiale, konform nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale,
praktikat e sekuestruara enteve përkatëse, të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit,
për efekt të procedimit penal të ndarë ndaj të pandehurit Jerasimo Bashi.
 Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën
63.653 (gjashtëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë, gjatë
seancës paraprake dhe gjatë gjykimit (sipas formularit bashkëlidhur këtij
vendimi), i ngarkohen të pandehurve solidarisht.
 Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
të ekzekutojë këtë vendim.
 Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 30.07.2025

(BalkanWeb)