Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në një familje në Tiranë, ku një person ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e lidhur me litar prej fyti, pasi e kishte dhunuar barbarisht.

Sipas bluve, rasti i tmerrshëm ka ndodhur në Shkozë dhe autori është shtetasi A. E., 57 vjeç.

“Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë”, tha policia.

Blutë janë njoftuar në kohë lidhur me ngjarjen dhe kanë arritur të shmagnin tragjedinë.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

Në vijim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi A. E., për veprën penale “Dhuna në familje”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.