Disa pamje të tmerrshme janë publikuar nga mediat e huaja, në të cilat shihen dy burra që sulmojnë njëri-tjetrin me hanxhar, në një rrugë banimi në Lancashire, Angli.

Sipas mediave britanike, oficerët e policisë u thirrën në vendin e ngjarjes në Morecambe rreth orës 3.15 pasdite të dielën pas raporteve të një përleshjeje që përfshinte dy burra që mbanin armë të ftohta.

Pamjet tronditëse më vonë treguan dy burrat e përgjakur që goditnin njëri-tjetrin ndërsa dëshmitarët ulërinin të tmerruar.

Siç edhe shihet në pamje, njëri nga burrat vazhdoi më pas t’i jepte një seri goditjesh rivalit të tij para se të bashkohej me një person tjetër.

Të dy të përfshirët, të moshës 31 dhe 26, të dy nga Morecambe, tani janë arrestuar nën dyshimin e sulmit, konfirmoi Policia e Lancashire.

Sgt. James Pinder, nga Policia e Lancashire ka thënë: “Ne kemi filluar një hetim pas një sulmi serioz që përfshiu dy burra”

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9560497/Horrific-moment-two-bloodied-men-attack-machetes.html#v-9075873054015336531