
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë e forta dhe tornadot që përfshinë Shtetet qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara , thanë autoritetet lokale të enjten. Disa shtete, nga Arkansas (jug) deri në Ohio (veri), janë përballur me stuhi ere, tornado dhe reshje të dendura.
Sipas New York Times, mes viktimave është edhe një baba dhe vajza e tij 16-vjeçare, të cilët u vranë kur një tornado goditi shtëpinë e tyre në Tenesi.
Meteorologët amerikanë parashikojnë se ngjarjet ekstreme, të cilat ka rrezik të shkaktojnë përmbytje katastrofike, do të vazhdojnë deri nesër të shtunën.
Rreth 230,000 banorë mbetën pa energji elektrike në shtetet e prekura nga stuhia.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) regjistroi gati 1800 tornado vitin e kaluar në të gjithë territorin e SHBA, numri i dytë më i lartë që nga viti 2004, ku lanë gjithsej 54 të vdekur.
