Tradhëtarë për mua janë ata që për interesa personale e shitën Shqipërinë, ata të cilët lanë institucionet dhe dolën në rrugë ata që ulëritnin ska zgjedhje me Ramën dhe lanë përballjen institucionale nga tekat e kryetarit arrogant, mospërfilles inatçor e ziliqar.

Tradhëtarë të kombit janë ata që dërgojnë halabakët e tyre për të më bërë presione që të jap dorëheqjen.
E them përsëri nuk do resht së kontribuari për vendin tim asnjëherë qoftë kjo duke u ofruar si alternativë zgjedhjeje për komunitetin tim, vendin tim.

Po do jap kontributin tim deri në frymën e fundit për këto troje ku u linda dhe rrita aty ku e kalova te shkuarën time, jetoj të tashmen dhe kam projketuar të ardhmen time në këto troje. Vij si alternativë zgjedhëse në Qarkun e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike për arsye se nuk mu kërkua asnjëherë të hesht për mendimet e mia.

Shkrim nga Edison Hasanaj.