Selena Gomez dhe i fejuari i saj Benny Blanco po përgatiten për dasmën e tyre. Megjithatë, sipas zbulimeve të bëra nga këngëtarja dhe aktorja e famshme rreth asaj dite të veçantë çifti nuk ka ndërmend të bëjë një vallëzim të parë.

Lidhja e çiftit filloi në korrik të vitit 2023 dhe që atëherë ata kanë qenë të pandashëm. Në dhjetor 2024, ata njoftuan fejesën e tyre dhe duket se përgatitjet për dasmën e tyre janë në kulmin e tyre.

Gomez foli për vendimin e tyre gjatë paraqitjes së saj në podkastin “Table Manners” . Siç tha ajo, ideja që të gjithë sytë janë mbi të e bën të ndihet në siklet:

“Ndoshta do të ndihesha pak në siklet me të gjithë sytë mbi mua – kjo është arsyeja pse nuk do të kemi një vallëzim të parë “, pranoi ajo. Benny Blanco i konfirmoi deklaratat e saj, duke thënë: “ Ajo është thjesht pak e turpshme .”

Megjithatë, Selena Gomez nuk do ta shmangë plotësisht pistën e vallëzimit. Siç zbuloi ajo, ka planifikuar një moment të veçantë me gjyshin e saj nga nëna, pasi ai nuk pati mundësinë ta shoqëronte të bijën në dasmën e saj, e cila u zhvillua papritur në Las Vegas.

Megjithatë, atmosferës nuk do t’i mungojë tradita. Këngëtarja dhe aktorja zbuloi se ceremonia do të përfshijë edhe një zakon hebre nga ana e Blancos  një valle tradicionale, e njohur edhe si ”vallja e karriges “, e shoqëruar me muzikë dhe shumë festime.

Gomez vuri në dukje se mezi pret të ndajë një valle të veçantë me gjyshin e saj nga nëna, të cilin e quan Baba.

““Dua të bëj një vallëzim të veçantë me babin tim. Ai nuk pati kurrë mundësi ta shoqëronte mamin tim drejt altarit sepse, për fat të mirë mami im, ajo vendosi të shkonte në Vegas “, tha ajo.