Policia ka publikuar pamjet e aksionit ku u godit një rrjet trafikantësh armësh dhe lëndësh shpërthyese. Policia tha se këta persona kryenin trafik nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Për këtë, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për mediat u shpreh se janë sekuestruar 203 kallëpe tritoli me një peshë mbi 40 kilogramë. Sasia e lëndëve shpërthyese ishte fshehur në kutia amitash./ n.m. abcnews.al