Policia greke ka zhvilluar një operacion të quajtur “Cerberus”, duke arrestuar 23 persona që realizonin trafik të qenieve njerëzore, ndërsa kanë sekuestruar 3,700 pasaporta të falsifikuara.
Janë identifikuar të paktën 4 laboratorë që prodhonin pasaporta të falsifikuara, nga fotot që tregojnë se ato ishin kryesisht shqiptare dhe greke. Nga hetimi i deritanishëm, i cili është në vazhdim, janë sekuestruar 3,700 pasaporta dhe karta ID të falsifikuara nga vende të ndryshme dhe afërsisht 50,000 euro.
Oficerët e policisë gjetën çanta me pasaporta të falsifikuara, sirtarë plot me pulla dhe zarfa me para në apartamentet që kontrolluan.