Trafiku në qytetin e Vlorës është kthyer në problematikë për pushuesit e shumtë që zgjedhin qytetin bregdetar apo e përdorin për të shkuar drejt destinacioneve të tjera të jugut.

Ditën  e sotme u raportua për një trafik të madh në Bypass-in e ri të Vlorës, i cili u hap pikërisht për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Mirëpo mesa duket, as Bypass-i i ri nuk po i jep zgjidhje trafikut të madh të Vlorës.

Në videon e mëposhtme të siguruar nga Fax News, shihet radhë e madhe makinash që presin të kalojnë në Vlorë-Orikum.