17 shtetas shqiptarë dhe italianë janë arrestuar si pjesë e një grupi trafikantësh të kokainës dhe marijuanës që e shtrinin aktivitetin nga Italia në Spanjë. Grupi komunikonte me celularë të shifruar me persona të tjerë që ndodheshin në burg, dhe vlerësohet se qarkullonin deri 20 milionë euro.

Policia italiane ka goditur një tjetër grup shqiptar i cili merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Nga 17 fletarreste të prera të mërkurën, për 7 shtetas shqiptarë dhe italianë u vendos arresti me burg për organizimin e një rrjeti të strukturuar të shpërndarjes së kokainës, marijuanës e hashishit.

Një ndër ta është shtetasi Lulzim Curumi.

Baza e grupit ishte Milanoja, por aktiviteti qe shtrirë deri në Spanjë për arsye fitimi.

Shtetasi Curumi shprehet në përgjime se qyteti italian kishte marrë fund pasi drogën e gjeje kudo.

Pjesëtarët e grupit kishin rënë në radarin e prokurorëve milanezë që nga viti 2019.

Atëkohë ishin sekuestruar rreth 6 tonë kanabis.

Korrikun e kaluar u ndalua edhe një sasi e ngjashme narkotikësh në Spanjë, rreth 5,790 kg marijuanë që në treg do të vlerësohej rreth 20 milionë euro.

Ndërsa marijuana kultivohej pikërisht në Spanjë, kilogrami i kokainës vlerësohej me 2 mijë euro, fitimet arrinin 16 mijë euro çdo javë ndërsa objektivi ishte mbledhja e gati 500 mijë eurove për porosi.

Grupi me shqiptarë koordinohej me celular me një tjetër bashkëkombës që ndodhej në burg, ndërsa një grup i tretë merrej me pastrimin e parave të fituara ilegalisht.

Ora news