I kishte shpëtuar aksionit të tre muajve më parë për grupin e goditur të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, kapet në arrati 41-vjeçari i shpallur në kërkim.
Policia e Lezhës konfirmoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar ‘Puzzle” dhe shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit lokalizuan dhe prangosën Ritvan Keqin, banues në zonën e Fushë-Kuqes, në Kurbin.
“Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri”, bëri me dije policia vendore.
Veprimet e tjera procedurale ndaj keqit do të kryhen nga Policia e Tiranës, e cila ka nisur edhe aksionin në fjalë tre muaj më parë, bashkë me Prokurorinë.