Dy të rinj, 32 dhe 33 vjeç, janë vënë nën hetim pasi trafikonin mjete luksoze drejt Shqipërisë.
Sipas policisë, ata trafikonin automjete të vjedhura luksoze nga Italia drejt Shqipërisë dhe i pajisnin me dokumente false për t’i shitur.
Policia ka sekuestruar dy automjete të vjedhura me vlerë rreth 280 000 euro.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas. /abcnews.al