Policia spanjolle ka goditur një bandë italo-shqiptare në provincën jugore të Malagas.
Mediat e huaja shkruajnë se grupi i goditur nga policia, trafikonte lëndë narkotike në Itali, ndërsa aktualisht ishte e vendosur në Spanjë.
Sakaq 8 persona, mes tyre shqiptarë e italianë janë arrestuar në apartamente të ndryshme, të cilët i përdornin për të ruajtur lëndët narkotike.
Gjithashtu në njërën nga magazinat u gjetën 239 kg marijuanë dhe 60 kg hashash.
Po ashtu policia spanjolle sekuestroi një kamion që përdorej për të transportuar lëndë narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.
/abcnews.al/
