Erion Murataj PSD

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për trafik droge. Aksioni u bë në “Via Aleardi”, ku i riu i është nënshtruar kontrolleve personale dhe automjetit, një ‘Fiat Punto’ e marrë me qira. 

Një kuti metalike me ëmbëlsira (karamele) të gjetura në pjesën e motorit të makinës së vogël përmbante 20 doza kokainë dhe 5 crack. Si provë materiale shqiptarit gjithshtu iu gjetën edhe 480 euro, të ardhura nga pazari i drogës. Ai u mbajt në pranga deri në seancën për të vërtetuar arrestimin e tij, që u bë ditën e djeshme.

Gjykatësi urdhëroi ndalimin e qëndrimit në Umbria, ndërsa Karabinierët i propozuan komisionerit të policisë që të ndalonte kthimin në Terni, ku mund të përfshihej sërish në aktivitet ilegal.