Një emigrant shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike. 40-vjeçari u kap ditën e djeshme duke trafikuar kokainë me një makinë të bardhë më qendër të Athinës.
Sipas policisë greke i akuzuari është pikasur duke lëvizur në Kypseli me makinën e tij. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur të fshehura dy pako me 1.1 gram kokainë dhe 840 euro.
Policia gjeti dhe konfiskoi një sasi kanabisi me peshë totale 15. 072 kg, 2 peshore, një celular dhe dokumente të ndryshme, si edhe fatura dhe shënime të shkruara me dorë me shuma dhe emra të blerësve të kokainë