Akset kryesore të bllokuar
Trafiku po kthehet në një problem serioz dhe në qytetin e Elbasanit .Në pjesën më të madhe të akseve kryesore shihen rradhë të gjata automjetesh të cilat qëndrojnë me kohë të zgjatur në trafik. Një ndër akset më problematikë dhe të rënduar është nga rrethrrotullimi i “28 Nëntorit” deri tek “Kryqëzimi i Cërrikut” po ashtu nga vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve” deri tek “Rrethrrotullimi i Bashkisë” .
Drejtuesit e automjeteve të shqetësuar shprehen se i duhet të presin për një kohë të gjatë në trafik . Shumica prej tyre janë në punë dhe i duhet te arrijnë në kohën e duhur por shpesh arrijnë vonë për shkak të rëndesës së trafikut. Sipas tyre duhen patjeter police të qarkullimit rrugor ose vendosje e semaforëve pasi është e vetmja zgjidhje.
Deri më tani gjendja me trafikun është e njëjtë thuajse në të gjithë akset kryesore të qytetit dhe zgjidhja e vetme do të ishte vendosja e semaforëve në të gjitha akset që kanë fluks më të madh.