Rastet ku prindërit harrojnë fëmijët në automjet po bëhen edhe më të shpeshta, ku edhe shumë prej kanë përfunduar me tragjedi.

I tillë është edhe rasti i një foshnje 14-muajshe i harruar në automjet për orë të tëra , ku si pasojë e nxehtësisë humbi jetën.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Francë. Ka qenë vetë babai i tij që dyshohet se ka harruar foshnjen në automjet për disa orë.

Ai  e kishte marrë fëmijën për ta dërguar në çerdhe, por më pas e kishte harruar atë në sediljen e pasme, pasi e kishte parkuar makinën bashkë me foshnjen brenda.

Sipas Prokurorisë rezulton se nga hetimet fillestare rezulton se fëmija i vogël ka vdekur nga mbytja dhe dehidratimi, shtuar edhe temperaturat e larta,.

Vlen të theksohet se prindërit, për shkak të tronditjes që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh se fëmija i tyre ka vdekur, janë dërguar me urgjencë në spital.

(Balkanweb)