Një shfaqje ajrore në Dallas të SHBA-së u shndërrua në një tragjedi kur dy avionë u përplasën në ajër.

Siç shihet në video, një B-17 i madh (një bombardues nga epoka e Luftës së Dytë Botërore) po lëviz në ajër kur një avion më i vogël përplaset me të duke shkaktuar përplasjen e tyre.

Një stacion televiziv lokal raportoi se mbeturinat nga përplasja ranë në autostradën 67, duke mbyllur një pjesë të rrugës për trafikun.

Wings Over Dallas është një shfaqje ajrore e organizuar nga Forcat Ajrore Përkujtimore, një organizatë e ruajtjes së avionëve të Luftës së Dytë Botërore me bazë në aeroportin Red Bird. /abcnews.al/