Tragjedi në familjen shqiptare në Itali!
Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria.
Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet.
