Erion Murataj PSD

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin iranian Islamshahr, ku një vajzë 18-vjeçare, Fatemeh Soltani, u vra brutalisht nga babai i saj. Mediat lokale raportojnë se vajza u vra pasi i kishte treguar nënës së saj se babai po e tradhtonte.

Fatemeh, e cila punonte fshehurazi në një sallon bukurie, nga frika e të atit. Sipas raportimeve, babai i saj arriti të zbulojë vendin ku punonte vajza duke rezervuar një takim përmes numrit të publikuar në Instagramin e sallonit.

Kur vajza kuptoi se klienti i ardhshëm ishte pikërisht babai i saj, e alarmuar, i telefonoi nënës për ndihmë.

Krimi makabër ndodhi në pragun e sallonit të bukurisë, përpara syve të kalimtarëve të rastit. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat, tregojnë momentin kur babai i saj del nga makina, e zvarrit Fatemeh përtokë, e rrëzon dhe e ther disa herë me thikë.