Një tragjedi e dyfishtë ka tronditur Pakistanin orët e fundit pas dy aksidenteve, i pari me një autobus që ra në një luginë dhe i dyti me një varkë të përmbysur , ku humbën jetën më shumë se 50 persona, përfshirë edhe fëmijë.
41 viktimat u regjistruan pasi një autobus ra në një luginë pasi fillimisht goditi një shtyllë ure që po përpiqej të kalonte ndërsa 10 fëmijët u tërhoqën të vdekur kur varka me të cilën po kalonin një liqen u përmbys ndërsa ktheheshin nga një udhëtim në një shkollë islame. Në urën ku ndodhi aksidenti i autobusit, trupat janë “të pamundur të identifikohen” pasi automjeti mori flakë pas rënies.
Aksidenti i autobusit ndodhi pranë qytetit Bela në provincën Balochistan pasi destinacioni i tij përfundimtar ishte Karaçi .
Siç shpjegoi një zyrtar lokal për Agjenicinë e Lajmeve “France-Presse”, 40 trupa dhe tre të plagosur u gjetën fillimisht, me një grua që iu nënshtrua plagëve të saj menjherë më pas. Dy të plagosurit e tjerë, sipas të njëjtit burim, ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.