Xhirimet e ‘Rust’, një filmi western, janë kthyer në një tragjedi pasi aktori i njohur Alec Baldwin shkrepi pa dashje armën gjatë xhirimeve në New Mexico, duke lënë të vrarë drejtoreshën e fotografisë së filmit dhe duke plagosur regjisorin, raportuan autoritetet.

Drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins

Drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins, 42 vjeç mbeti e vrarë dhe regjisori, Joel Souza, 48 vjeç, mbeti i plagosur.

Hutchins, 42 vjeç, u dërgua me helikopter në Spitalin Universitar të New Mexico, ku u shpall e vdekur për shkak të plagëve të marra.

Një ambulancë e çoi Souza, 48 vjeç, në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku ai ‘po i nënshtrohet trajtimit për lëndimet e tij’, sipas policisë.

Regjisori Joel Souza

Përfaqësuesi i Baldwin-it i sqaroi se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale dhe po hetohet se çfarë lloj plumbash janë shkrepur nga arma. Po merren në pyetje dëshmitarët dhe deri tani nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij.

Pamje nga sheshxhirimi