Është zbardhur akt-ekspertiza e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti, nga Gjilani i Kosovës, por rezident në Gjirin e Lalëzit në Durrës, të ciët ndërruan jetë pas helmimit me ushqim.
Pa kqyrjes së trupit të viktimave , ekspertët mjeko-ligjore bëjnë me dije se shkak i vdekjes është helmimi i shkaktuar nga kërpudhat.
Mësohet gjithashtu se ekspertët kanë marrë në analizë edhe kërpudhat e gjetura në banesën e të ndjerëve për të par nëse ato janë helmuese apo jo.
Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti pasi shfaqën shejat e helmiimit u drejtuan në qendrën shëndetësore në Manëz, ku pas trajtimit u rikthye në banesë.
Gjendja e tyre u përkeqësua sërish ku i janë drejtuar spitalit të Durrësit, i cili i përgatiti me urgjencë për t’i transportuar drejt QSUT-së për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.