10 qytetarë kosovarë nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.
Ditën e djeshme 10 persona mbetën të vdekur nga një aksident tragjik që ndodhi në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci. Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.
Gazeta Shqip ka siguruar emrat dhe foto e viktimave të aksidentit fatkeq, 10 jetët që mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë:
Naser Sylmetaj shoferi lindur më 1974, Gjakovë
Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan
Mamaja e saj Gjyle Maloku
Valentina Binakaj
Vajza e saj Erlinda Binakaj
Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë
Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë
Anjeza Bellanica
Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë Gjakovë
Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.
Presidentja Vjosa Osmani mori vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.
fax